Ngjarje e rëndë: Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në “Arbën Xhaferi”

News

Një vetaksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në mesditë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Mazgit–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 13:05. Sipas informacioneve fillestare, një mjet i rëndë transporti, betonjerkë, derisa ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin, është rrotulluar dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Arben Halim nga Qirezi, ka pësuar lëndime fatale. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve në Komunikacion (NJKA), si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë asistuar në nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti i aksidentuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurave hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Po ashtu, është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Rreth orës 15:00, ekipi i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes, ndërsa autostrada është liruar për qarkullim normal.

Hetimet për shkaqet e këtij vetaksidenti fatal janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *