Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:21 të datës 15 dhjetor 2025, dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një qytetari dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Si pasojë e të shtënave, disa predha kanë depërtuar brenda objektit, duke shkaktuar dëme materiale në mobiliet shtëpiake.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetimet e mëtejshme.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë” dhe po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.