Ngjarje tronditëse: 24-vjeçari dhunon partneren shtatzënë, dalin detajet e para

News

rrestohet në Serbi 24-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses shtatzënë

Një shtetas shqiptar, 24 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Beogradit.

Shtetasi K. M. ishte shpallur në kërkim pasi, në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas autoriteteve, i riu dyshohet se në muajin janar 2025 ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

Strukturat policore të të dyja vendeve vijojnë bashkëpunimin, në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare, për të finalizuar ekstradimin e 24-vjeçarit drejt Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *