đŸ”„ Hani kĂ«to ushqime dhe pĂ«rmirĂ«soni jetĂ«n seksuale natyrshĂ«m!

News

Aktiviteti seksual lidhet ngushtĂ« me ndjesinĂ« e shĂ«ndetit fizik dhe emocional, ndaj nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« ushqimet qĂ« konsumon mund tĂ« luajnĂ« njĂ« rol nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e jetĂ«s seksuale. PĂ«rpos çdo pĂ«rfitimi, njĂ« dietĂ« e mirĂ« ushqyese mund tĂ« rrisĂ« dĂ«shirĂ«n seksuale.

a një listë me shtatë ushqime të pasura me lëndë ushqyese që mund të rrisin libidon dhe njëkohësisht të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

1. Gocat e detit

Ato janë të pasura me zink, një mineral që rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon rrjedhjen e gjakut drejt organeve seksuale. Zinku është veçanërisht i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor, pasi ndihmon në rregullimin e niveleve të testosteronit.

Nëse nuk i pëlqen molusqet, mund të provosh karavidhe ose gaforre, pasi edhe këto lloje të butakëve janë shumë të pasura me këtë mineral.

2. Lloje të ndryshme të mishrave

Mishi i viçit, pulës dhe derrit përmban përbërës që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si: L-arginina, L-karnitina, zinku.

arkullimi i mirë i gjakut është thelbësor për reagimin seksual. Por, duhet mbajtur parasysh se konsumimi i tepruar i mishit të kuq mund të dëmtojë shëndetin e zemrës.

shqit yndyrorë si salmoni, sardelja dhe toni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës. Omega-3 nxit qarkullim të shëndetshëm të gjakut në të gjithë trupin dhe ul rrezikun e sëmundjeve që ndikojnë negativisht në funksionin seksual.

Në vend të ëmbëlsirave, provo të konsumosh një grusht arra dhe fara.Arrat dhe bajamet janë të pasura me zink, ndërsa shumë fara të tjera përmbajnë L-argininë, e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Provo: arra, fara kungulli, fara luledielli, lajthi, kikirikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *