Në prag të zgjedhjeve, partitë politike kanë intensifikuar prezantimin e programeve dhe premtimeve elektorale. Në këtë kuadër, një deklaratë me interes të veçantë ka ardhur nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti.
Kurti ka bërë të ditur se, në rast të fitores së VV-së në zgjedhje, shtesat financiare do të dyfishohen, duke kaluar nga 45 euro në 90 euro. Premtimi synon përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjen e kategorive përfituese.
Ky zotim është pjesë e platformës elektorale të VV-së dhe pritet të jetë një nga temat kryesore të debatit gjatë fushatës zgjedhore.