Vdekje misterioze: 57-vjeçari gjendet i vdekur pranë një arme

News

Një person është gjetur pa shenja jete në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në rajonin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeç, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke grumbulluar informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante,” ka deklaruar Bytyqi.

Sipas shikimit fillestar, është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur edhe një armë zjarri – pistoletë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *