Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kosovë, ku një mërgimtar, i cili kishte ardhur për pushime, ka pësuar dëme të mëdha materiale pasi vetura e tij është djegur.
Pamjet nga vendngjarja janë publikuar nga JepiZë, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë informacione shtesë lidhur me shkaqet e zjarrit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të dalin me detaje zyrtare pas përfundimit të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.