Gostivar: Mjeshtri denoncon sulm fizik gjatë punimeve ndërtimore
Më datë 20.12.2025, rreth orës 14:30, në Stacionin Policor të Gostivarit, A.M. (56) nga fshati Toplicë ka paraqitur një denoncim, duke deklaruar se rreth orës 12:30 ishte sulmuar fizikisht.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur derisa ai po kryente punime ndërtimore në shtëpinë e G.N., e cila ndodhet në lagjen “Tulla A” në Gostivar. A.M. ka raportuar se ishte goditur nga pronari i shtëpisë, G.N.
Nga Policia bëhet e ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij, ndërsa rasti po trajtohet në koordinim me institucionet kompetente.