Është ndërprerë qarkullimi në rrugën magjistrale Strugë – KP “Qafasan”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se aktualisht qarkullimi është plotësisht i ndërprerë në aksin rrugor Strugë – Pikë Kufitare “Qafasan”, për shkak të përmbysjes së një cisternë në rrugë.
Të gjitha shërbimet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit, për çka publiku do të njoftohet me kohë.