Ekskluzive: Djali i kandidatit Nait Hasani mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se djali i kandidatit Nait Hasani, i identifikuar si Art Hasani, është një nga personat e ndaluar sot në Prizren gjatë një operacioni policor që lidhet me dyshimet për manipulim të votave.
Sipas informatave zyrtare, të gjithë personat e shoqëruar nga policia kanë marrë masë ndalimi prej 48 orësh, si pjesë e hetimeve ku dyshohet se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.
Autoritetet kanë theksuar se hetimi është në zhvillim e sipër dhe se çdo person i përfshirë prezumohet i pafajshëm deri në vendim të formës së prerë nga gjykata.