EKSKLUZIVE: Këta janë dy të arrestuarit për tentim-vrasjen e rëndë në Gjilan – zbulohet gjendja e viktimës!

News

Dy persona kanë përfunduar në pranga lidhur me rastin e rëndë të tentim-vrasjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan, pranë pikës së karburantit “HIB Petrol”, ku u raportua për shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në lëvizje.

Burime e Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit janë: Fatmir Azemi dhe Burim Xhemshiti.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren masa të mëtejme procedurale.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur rëndë ka mbetur Arsim Krasniqi, rreth 40 vjeç, i cili fillimisht është dërguar në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar. Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tij aktualisht është stabile

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë xhamash të thyer, ndërsa Policia kishte aktivizuar menjëherë “unazën e çeliktë” për lokalizimin e të dyshuarve.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *