Dridhet vendi. Dy tërmete drodhên vendin gjat natës

News

TOKA U DRIDH NË JUGPERËNDIM: DY TËRMETE U NDJENË NË OHER DHE MANASTIR

Dy tërmete u ndjenë gjatë natës së mbremshme në Ohër, Manastir dhe zonat përreth, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Tërmeti më shumë u ndje në Korçë dhe Pogradec.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 19:50, ndërsa i dyti, më i fortë, është ndjerë në orën 23:10. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i dytë kishte intensitet prej shkallës III sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike (EMS).

Epiqendra e tërmetit të mbrëmjes ishte në territorin e Republika e Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale 3.7 ballë sipas shkallës Rihter. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, tërmeti i parë kishte epiqendër në Greqi.

Qytetarët raportuan lëkundje të shkurtra, por të ndjeshme, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar. Institucionet përkatëse vazhdojnë të monitorojnë aktivitetin sizmik në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *