Kjo nuk është normale! Bora nuk ndalet prej orësh në këtë vend ❄️

News

Një stuhi e fuqishme bore ka përfshirë fshatin Novak, në komunën Qendër Zhupë ne Maqedonin Veriore, gjatë ditës së enjte, më 26 mars 2026, duke sjellë kushte të vështira atmosferike dhe probleme në qarkullim.

Reshjet intensive të borës kanë mbuluar zonën brenda pak orësh, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe duke krijuar pengesa në rrugët lokale. Temperaturat e ulëta dhe era e fortë kanë përkeqësuar situatën, ndërsa në disa pjesë raportohet për ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Autoritetet lokale kanë bërë apel për kujdes të shtuar, duke rekomanduar shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe përdorimin e pajisjeve dimërore për automjetet. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për pastrimin e borës dhe rikthimin e normalitetit.

Banorët ndërkohë po përballen me këtë situatë dimërore, duke shpresuar për përmirësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim.

vidoe-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *