Donaldi dedikim për Borën me fjalët e Trixës?, Sulmohet nga fansat: Kopjac

news
Advertisement

Edhe pse tashmë thuajse është konfirmuar se Donaldi dhe Bora janë bashkë dhe historia me Trixën ka mbetur prapa, kohë pas kohe treshja e famshme kthehet në vëmendjen e ndjekësve.

Advertisement

Kësaj here shkak u bë një postim i Donaldit ku paralajmëronte këngën e re.

“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Donaldit që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.

Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët plotë bindje thonë që është dedikimi i rradhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që kujtojmë ishte një dedikim për Donaldin.

“Sy në sy pa fjalë po më kupton”, thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.