Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të
madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është
përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij,
Selvije Jao.
Brenda pak orësh nga tragjedia, llogaria e saj në Instagram ka pasur një
rritje të menjëhershme, duke shtuar mbi 20 mijë ndjekës të rinj. Ky fluks
kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues
nëse një reagim i tillë është normal.
Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur, por reagimi i saj ishte
i ashpër, duke goditur hipokrizinë e atyre që “deri dje e shanin dhe
ofendonin” këngëtarin.
Në reagimin e saj, Tahiri dënoi këtë sjellje të dyfishtë të publikut: “Njerëzit
shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë
shpesh neglizhohen.”