Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’. Me këtë rast ka dhënë një intervistë, ku ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë. Ajo është pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, duke thënë për një shtëpi në mal, për natyrën apo për një qetësi.
Foto:Shenoll Zehri)
Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.
“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë 42-vjeçarja.