Ahmeti: Në BDI nuk ka vend për anarki

news
Advertisement

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se BDI-ja është e hapur për debat dhe se nuk dëshiron brenda për brenda të ketë anarki.

Advertisement

Ai deklaroi se hatërmbetjet ditore nuk guxojnë të bëhen pjesë e platformave afatgjate. Shtoi se grupi parlamentar i BDI-së nuk është i përkushtuar të rrezikojë ardhmërinë e gjeneratave, raporton indeks.mk

“Mendoj që i gjith grupi parlamentarë nuk është i përkushtuar për të rrezikuar ardhmërinë e gjeneratave. Këto janë çështje të politikave të përkohshme ditore, për të cilat mendoj se nuk janë të pa menaxhueshme dhe të pakalueshme. Hatërmbetjet ditore nuk bën të bëhen pjesë e platformave tona afatgjate. Shumica e institucioneve dhe shumica e BDI-së që nuk dëshiron anarki, dëshiron rregull, dëshiron debat shkencorë”, deklaroi Ahmeti./indeks.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.