Aksident i rëndë në magjistralen Shtip – Dellçevë, lëndohen tre persona

news
Advertisement

Tre persona janë lënduar nga të cilët njëri më rëndë në një aksident rrugor mbrëmë në ora 23:55 në magjistralen Shtip – Dellçevë, mes tre automjeteve të udhëtarëve “golf” me targa të Koçanit, të drejtuar nga M.M. (34) nga fshati Obleshevë, “Tiguan” me targa të Koçanit, të drejtuar nga K.J.(27) nga f. Mojanci dhe “Audi A4” me targa të Vinicës, të drejtuar nga B.Gj.(34) nga Vinica.

Advertisement

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit të udhëtarëve “Golf” M.M, ndërsa bashkudhëtarët automjetin “Tiguan” S.J.(51) dhe ZH.J.(47), të dy nga f. Mojanci kanë marrë lëndime të lehta trupore, të konstatuara nga mjeku në Spitalin e përgjithshëm-Koçan”, theksojnë nga MPB-ja.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Koçan.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.