Aksident i rëndë në Shkup, gjashtë të lënduar

news
Advertisement

Sot në ora 04:35 është raportuar se në Shkup në rrugën “Bellasica”, përballë kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev”, ka ndodhur një aksident në komunikacion ndërmjet dy automjeteve “Volkswagen Passat”, të dyja me targa të Shkupit njërin e drejtonte D. M. (37) nga Shkupi, ndërsa tjetrin e drejtonte N.G (39) nga Shkupi.

Advertisement

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtari në automjetin e dytë A.S.(48) nga Shkupi, të diagnostikuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy shoferët dhe bashkudhëtarët nga dy automjetet S.V.S..(47), A.D. (36) dhe S.T.(24), të gjithë nga Shkupi, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” dhe Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes kontroll është kryer nga policia e SPB Shkup.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.