Aksident me fatalitet në Shkup, ndërron jetë shkupjanja

news
Advertisement

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme një 79-vjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë nga një aksident në rrugën “Brigada kosovaro-maqedonase”, përcjell TV21. Aksidenti është raportuar rreth orës 09:41 mes automjetit të pasagjerëve “Opel Corsa”, të drejtuar nga N.A.(30) nga Shkupi dhe një automjeti “Volkswagen Passat” që po drejtohej nga Z.Z.(21) nga Vizbegu i Shkupit, të dy me targa të Shkupit.

Advertisement

Siç njofton MPB, pasagjerja në automjetin “Opel Corsa”, A.E.(79) nga Shkupi, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.