Anulohet seanca për spitalin modular – Besimi: E vërteta do të dëshmohet!

news
Advertisement

Seanca për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë është anuluar për më 14 tetor, përcjell TV21. Në seancë u paraqit vetëm Florim Besimi, ndërsa nuk u paraqitën edhe dy të akuzuarit tjerë Artan Etemi dhe Boban Vuçevski.

Advertisement

Besimi ka deklaruar se e vërteta e djegies spitalit do të dëshmohet.

“Të gjithë atë që kam për ta thënë për këtë proces gjyqësor do e them para gjykatës. Ju lus mediat që ta përcjellin këtë proces, për shkak se unë personalisht kam besim në sistemin gjyqësor dhe e vërteta do të dëshmohet”, deklaroi Besimi./Monitor.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.