Arrestohet në Himarë “Baba” i kriptovalutave

news
Advertisement

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer 28 vjeç, i cili u kap në Himarë.ABC ka siguruar foto dhe pamje të reja nga momenti i arrestimit të turkut.

Advertisement

Aksioni u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj. /abcnews.al/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.