Arrestohet shkupjani i kërkuar me fletë arrest

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se me 03.08.2022 në ora 14:40 në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës, D.T.(35) nga Shkupi është privuar nga liria nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë, u konstatua se ai ishte në kërkim me pesë fletë-arreste të vuajtjes së dënimit me burg dhe gjatë kontrollit të mjetit të pasagjerëve që drejtonte iu gjetën dy pako me kokainë. Gjatë kontrollit, personi ka dorëzuar një letërnjoftim fals, të lëshuar nga Republika e Sllovenisë, me fotografinë e tij, por në emër të huaj me adresë banimi sllovene.

Advertisement

D.T. është ndaluar në Stacionin Policor Qendër dhe nga hetuesit e Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Kompjuterike është konstatuar se letërnjoftimin fals e ka marrë nga një person nga Kosova në vitin 2018, me ndërmjetësim nga Spanja, teksa ka qenë duke qëndruar aty dhe e ka përdorur për të, lëvizte nëpër vendet evropiane dhe ai hyri ilegalisht në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 përcjell KlanM.

Pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup, kundër tij do të dorëzohen parashtresa përkatëse. Atij nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit dhe është mbajtur në Institucionin Korrektues Ndëshkues Shkup./KlanMacedonia/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *