As në luftë, mësimi në Ukrainë nuk ndalet (FOTO)

news
Advertisement

Mësimi në Ukrainë ka nisur sot, më 1 shtator, edhepse është kohë lufte.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka postuar fotografi nga një shkollë e rindërtuar në Irpen e cila ishte shkatërruar gjatë luftimeve.

“’Dita e Dijes’ në një nga shkollat e Irpenit. Kjo shkollë ishte shkatërruar gjatë luftimeve në muajin mars, por para se të nisë viti i ri shkollor u rindërtua. Sot fëmijët tanë po shkojnë për herë të parë në shkollë, ose po i kthehen mësimit duke vazhduar kështu edukimin e tyre. Ata do ta kenë mundësinë ta shohin, dëgjojnë dhe ta njohin Ukrainën”.

Zelensky tha se do të sigurohen që secili institucion arsimor në Ukrainë të rifillojë punën dhe që fëmijët ukrainas të ndjehen të sigurt.

“Ne po punojmë që të sigurohemi që secili institucion edukativo-arsimor i shkatërruar nga lufta në Ukrainë të vazhdojë punën dhe që fëmijët tanë të jenë të sigurt dhe që asgjë të mos i pengojë ata që të fitojnë njohuri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.