ASH prezanton prorpozim-ligje për luftën ndaj korrupsionit, Taravari mirëpret ardhjen e ekipit amerikan

news
Advertisement

U.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se mirëpresin ardhjen e ekipit të sanksioneve që do të monitorojë luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.

Advertisement

Taravari tha se ASh përveç kësaj, kërkon miratimin edhe pako me disa propozim ligje të cilat sipas tij do të ndihmonin në luftën kundër korrupsionit.

“Ligj për veting të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligj për zyrën e rikuperimit të pasurive përgjegjëse për konfiskim e asketeve kriminale, pako legjislative për moralizimin e jetës publike, përfshi ligj për veting të integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, përfshi në arsim të lartë dhe shëndetësi terciare si dhe një ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat, drejtorët e agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike dhe zyrtareve të lartë komunal, dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor, prokurori dhe institucione përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit”, tha mes tjerash Taravari.

Në lidhje me hyrjen e ASH-së në Qeveri, Taravari tha se për momentin nuk ka diçka konkrete në lidhje me hyrjen e mundshme të ASh-së në pari.

Taravari pasi prezantoi disa propozim ligje për luftë ndaj korrupsionit tha se personalisht preferon që të bëhen pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve, pas çka tha se do të vijonte veting në të gjitha institucionet.

“Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se kjo temë…duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që vijmë, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve në Qeveri, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet, faktikisht të bëhet veting në të gjitha institucionet”, tha Taravari.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.