Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi nga dy persona të maskuar

news
Advertisement

Autobusi nga Kosova i kompanisë “Turist Kosova e Re”, është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi, saktësisht në rrugën Nish-Leskov, kur po kthehej nga Zvicra për në Kosovë.

Advertisement

Rastin për Gazeta Online Reporteri.net e kanë konfirmuar nga kjo kompani, derisa kanë bërë të ditur se sulmi ka ardhur nga dy persona të maskuar.

“Lajmi është i vërtetë, rasti ka ndodhur mbrëmë aty afër orës 19:00 derisa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gur”, kanë thënë nga kompania “Turist Kosova e Re” në një bisedë telefonike me Reporteri.net.

Gjithashtu nga kompania në fjalë thanë se nuk është lënduar asnjë nga udhëetarët.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar”, kanë deklaruar nga “Turist Kosova e Re”./Reporteri.net/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.