Azizi: Artan, është hera e parë që pajtohem me ty, Ali Ahmetit nuk i duhet populli

news
Advertisement

Adnan Azizi, sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka komentuar deklaratën e fundit të zv.kryeministrit Artan Grubi në lidhje me zhvillimet brenda BDI-së dhe kërkesat e Grupit të Zjarrit.

Advertisement

Azizi shkruan se Grubin e tradhëtoi nënvetëdija e tij dhe mendësia e vërtetë sesi në fakt ai mendon për popullin së bashku me liderin e tij pas të cilit ai fshihet.

“Artan Grubi nuk gaboi, as nuk bëri lapsus kur tha “Ali Ahmetit nuk i duhet popullit” ai në fakt e tha të vërtetën që i shpëtoi nga goja e tij! Artan Grubin e tradhëtoi nënvetëdija e tij dhe mendësia e vërtetë sesi në fakt ai mendon për popullin së bashku me liderin e tij pas të cilit ai fshihet! Jo shumë moti politikat shoveniste komuniste në vendin tonë zhvillonin politikën e përqëndrimit dhe koncentrimit të gjithçkaje rreth idolit dhe figurës diktatoriale që në atë kohë njihej si i pari i partisë.
Sot kjo politikë e fshehur komuniste po fshihet me petkun e gjoja demokracisë e që në fakt ka për qëllim po të njëjtën ideologji komuniste, kryetari i partisë mbi gjithçka, mbi popullin, mbi shtetin, në interes të ideologjisë politike partiake!
Deklarata e dytë e Artan Grubit është në fakt mbulimi i sekretit të tij sesi ai dhe lideri i tij e sheh popullin shqiptar, se atij si duhet populli sepse përmes popullit të tij ai tanimë i ka realizuar të gjitha synimet, ëndjet e pasionet personale, familjare, klanore e politike dhe tanimë ai popull përmes të cilit erdhi në pushtet ndonëse pas 20 viteve që i falën besim, nuk i duhet më, sepse “misionin” e tij ai tashmë e ka realizuar!
Artan, është hera e parë që pajtohem me ty sepse ishe i sinqertë në atë deklaratë ” Ali Ahmetit nuk i duhet populli”
– shkruan Azizi

Ndryshe, në deklaratën e djeshme, Grubi tha se BDI-ja është e fortë, derisa theksoi po ashtu se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por populli për ta.
“E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësor në institucionet e shtetit. Në këto rrethana në të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë shqiptar Artan Grubi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.