Belen Rodriguez: Pse duhet të shkojë njeriu te kirurgu për t’u deformuar?

news
Advertisement

Belen Rodriguez është rikthyer në TV në programin “Le Iene” për të trajtuar çështjen delikate të obsesionit pas përsosmërisë, veçanërisht në rrjetet sociale.
Showgirl foli për marrëdhënien e saj me kirurgjinë estetike dhe me rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shpesh të rinjtë përdorin filtra për të modifikuar pamjen e tyre, duke e ndryshuar pothuajse tërësisht atë.

Advertisement

TVLAJMEPROGRAMESERIALEVIDEOGUIDA TVKLAN NEWSARKIVAKONTAKT

Belen Rodriguez: Pse duhet të shkojë njeriu te kirurgu për t’u deformuar?
Shpërndaje
23:52 06/10/2022
Prezantuesja argjentinase ka trajtuar në emisionin e saj obsesionin ndaj përsosmërisë

Belen Rodriguez është rikthyer në TV në programin “Le Iene” për të trajtuar çështjen delikate të obsesionit pas përsosmërisë, veçanërisht në rrjetet sociale.

Showgirl foli për marrëdhënien e saj me kirurgjinë estetike dhe me rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shpesh të rinjtë përdorin filtra për të modifikuar pamjen e tyre, duke e ndryshuar pothuajse tërësisht atë.

ADVERTISING

Ajo ka pranuar se ka përdorur disa ndryshime në fotot që shpërndan në profilin e saj në “Instagram” por gjithmonë në mënyrë të moderuar. Gjatë dialogut me një psikoterapiste, ajo shpjegon se në një moment të caktuar të jetës së saj nuk besonte më kur e ndalonin në rrugë për t’i bërë një kompliment, aq sa për të përballuar problemin filloi të shkonte në terapi.

Një temë për të cilën ajo foli ishte edhe marrëdhënia me kirurgjinë estetike.

Nëse dikush ka një shqetësim duhet të ndihmohet, jo të shqetësohet më tej. Sepse shoh kaq shumë njerëz të deformuar në pamje, në fytyrë. Pyetja që i bëj vetes është: pse njeriu duhet të shkojë te një kirurg plastik që të katandiset kështu?-vijon më tej ajo.

Vetë 38-vjeçarja vijon të komentohet në mediat italiane për pamjen e saj dhe jo pak edhe për jetën private.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.