Raporti KE-së/ BESA – ASH me qendrime të përbashkëta, pas reagimit të kryetarit Kasami ka reagur edhe kryetari ASH-së

news
Advertisement

Ditë më parë kreu i Besës Bilall Kasami ka kundërshtuar raportin e KE-së. Sipas Kasamit raporti KE-së, ka deklaruar edhe njëherë se nuk janë bërë përpjekje té duhura në luftën kundër korrupsionit.

Advertisement

“Për Lëvizjen BESA, është i papranueshëm prononcimi i Zyrtarëve të qeverisë që ‘notat e marra janë të kënaqshme’, kur të njëjtat nuk kalojnë mbi shkallën 2. Kjo, sepse përveç klasterit për Politikat e Sigurisë së Jashtme në rajon dhe balancimin e tyre me politikat e BE-së, dhe të NATO-s, të gjithë klasterët tjerë janë të vlerësuar gati se pa ndonjë përparim përmbajtësor. Madje ato kanë rezultuar edhe më dobët se vlerësimi paraprak, që nënkupton notë zero, njësh ose dysh. Stagnim dhe mos lëvizje nga vendi ka, dhe ai vërehet në luftën kundër korrupsionit të lartë, nepotizmit dhe proteksionizmit, paaftësinë për menaxhimin transparent me financat e vendit, si dhe paaftësinë për thithjen e fondeve te BE-së, dhe keqmenaxhimin e tyre, tani dhe në të kaluarën”, tha Kasami.

Edhe kreu i ASH-së Arben Taravarin, sot shpalosi qëndrimin  e partisë së tij rreth Raportit të Komisionit Evropian. Sipas Taravarit progresi i Maqedonisë së Veriut është i mangët dhe vlerësohet me notën 2, që sipas tij i bie se e kalon vitin për hatër. Korrupsion në raport përmendet 67 herë.

“Dështimet më të mëdha në ato fusha për të cilat ASH-ja ka alarmuar vazhdimisht: lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në administratën publike… kjo qeveri është pengesa kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Kjo qasje e qeverisë po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve, të cilët zgjidhjen e vetme e shohin tek largimi nga vendi”, deklaroi Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.