BESA feston, partitë e tjera bëjnë analiza dhe parashikime

news
Advertisement

Komisioni shtetëror zgjedhor shpalli edhe rezultati e para për këshillin e komunës së Tetovës, me çka Lëvizja BESA është fituese me 9620 vota ose 12 këshilltarë. BESA mori 918 vota më shumë se Bashkimi Demokratik për Integrim i cili mbeti në vendin e dytë, duke marr 8702 vota ose 11 këshilltarë.

Advertisement

Si parti e tretë në Tetovë doli VMRO DPMNE me 3332 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë. Më pas vjen LSDM e cili arriti të marr 1953 vota ose 2 këshilltarë . PDSH-ja e Menduh Thaçit në këto zgjedhje arriti të marr një mandat për këshillin komunal duke marr 1058 vota, ndërsa Alternativa 1118 vota, gjithashtu 1 këshilltarë. Rezultat më të dobët në këto zgjedhje ka Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti nuk arritën të marrin asnjë këshilltarë duke siguruar vetëm 777 vota. Në përbërjen e këshillit komunal nuk do të jetë as lista Më mirë për Tetovën, pasi nga kjo iniciativë arritën të marrin vetëm 761 vota.

Gjithashtu përfaqësues në këshill nuk do të kenë LEVICA, turqit edhe romët. Përbërja e këshillit komunal të Tetovës gjatë tre viteve të ardhshme do të jetë e përbërë nga gjashtë parti politike.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.