Biberaj: Rama garon me yjet e futbollit Messi e Ronaldo, ja sa i kushton minuti

news
Advertisement

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotë se ky duhet të jetë dimri i fundit i modelit qeverisës të kryeministrit Rama.
Në studion e Rtv Ora ai thotë se nëse do bënim një llogaritje të vjedhjes që bën përditë kjo qeveri, Ramës i kushton minuti më shtrenjtë se yjeve të futbollit botëror Messi e Ronaldo.

Advertisement

Biberaj: Nëse do bëhej një llogaritje sa e ka minutën Edi Rama ka mundësi që ja kalon edhe Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Aq shumë vidhet në këtë vend dhe kjo është komplet atribut i Edi Ramës. Minuti i Edi Ramës mund të jetë qindra-mijëra euro. Duhet të jetë rekord botëror por këto para nuk po i merr nga ajri, po i merr nga xhepat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Kjo është e tmerrshme. Si mund të lësh një qeverisje të tillë? Edhe të shuhet fare opozita do të dalin shqiptarët se ka shkuar aty ku nuk mban më. Universitetet po bëhen gati për protesta, gjithë sektorët do bëhen gati për protesta dhe ky dimër duhet të jetë i fundit i këtij modeli. Edi Rama do mbahet mend në histori si figura më negative që ka nxjerrë kombi shqiptar. Pushteti i tij është edhe më i madh se pushteti i Enver Hoxhës.

Ai thotë se opozita nuk ka asnjë pengesë për tu prirë shqiptarëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.