Biden i afrohet një vajze gjatë vizitës në një kolegj dhe e këshillon për lidhjet, videoja bëhet virale

news
Advertisement

Në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet në masë të madhe një video, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke e këshilluar një vajzë të re se, kur dhe me kë duhet të lidhet.

Advertisement

Videoja u shpërnda kur Biden në një kolegj në Kaliforni iu afrua një vajze, të cilën e kapi për krah dhe i tha në vesh: “Pa tipa serioz deri të 30-at”, është këshilla që presidenti amerikan thotë se ua ka dhënë edhe vajza dhe mbesave të tij, transmeton Telegrafi.

Siq mund të shihet në video, vajza të cilën Biden i drejtohet është e befasuar, sa që menjëherë i përgjigjet: “Në rregull, do ta kem parasysh”.

Videon e këtij momenti e ka publikuar në rrjetin social Twitter, reporteri Kalen D’Almeida, ku nga ai moment është bërë virale.

Ai madje pretendon se Shërbimi Sekret ka tentuar të parandalojë filmimin e kësaj video. Megjithatë videoja mori mbi pesë milionë shikime.

Ndërkaq kundërshtarët e Bidenit menjëherë reaguan me kritika të ashpra, duke e cilësuar si një deklaratë të “papranueshme”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.