Bie euro, forcohet dollari!

news
Advertisement

Euro shënoi rënien në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan sot, ndërsa indeksi i dollarit amerikan arriti në nivelin më të lartë të 20 viteve mes shqetësimeve për mungesën e energjisë dhe rritjes së çmimeve.

Advertisement

Kursi i këmbimit euro/dollar amerikan ra në 0,9877 për herë të parë që nga tetori 2002, kurse indeksi i dollarit arriti në 110 për herë të parë që nga qershori 2002.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom njoftoi të premten se tubacioni i tij kryesor Rrjedha Veriore, i cili furnizon me gaz në Evropë, do të jetë i mbyllur për shkak të një problemi teknik dhe nuk mund të rifillojë me shpërndarjen e gazit deri në rregullimin e problemit.

Zyrtarët e Rezervës Federale (FED) të SHBA-së kanë theksuar se rritja e normave të interesit është e përshtatshme deri në zbutjen e ndjeshme të inflacionit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.