Blinken: Putini nuk është i interesuar të ndalojë luftën

news
Advertisement

Antony Blinken thotë se SHBA do të vazhdojë kontaktet me Rusinë, por se çdo diplomaci më e gjerë varet nga interesimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të ndalur agresionin.

Advertisement

Blinken këtë e tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme franceze, Catherine Colonna, në Uashington.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë për këtë në këtë moment. Përkundrazi, ne shohim Rusinë duke dyfishuar dhe trefishuar agresionin e saj”, shtoi ai.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, mbajti një ndër bisedimet e rralla telefonike me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin. Pak detaje të bisedës dolën, por të dyja palët konfirmuan se kishin diskutuar për Ukrainën.

Pentagoni nuk pranoi të ofrojë detaje përtej telefonatës së Austinit, i cili vetëm theksoi nevojën për linja komunikimi në mes të luftës në Ukrainë, raporton theguardian.

Blinken vuri në dukje sulmet e fundit të Rusisë mbi termocentralet dhe infrastrukturën tjetër civile në Ukrainë dhe mobilizimin e trupave të cilat ai i quajti “të tmerrshme, mish për top që Putini po përpiqet të hedhë në luftë”.

“Dallimi thelbësor është se ukrainasit po luftojnë për vendin, tokën, të ardhmen e tyre. Rusia nuk është dhe sa më shpejt që presidenti Putin ta kuptojë këtë dhe të arrijë në atë përfundim, aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj lufte”, shtoi ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.