Brukseli u dërgon ftesë për takim Kurtit e Vuçiqit

news
Advertisement

Nuk dihet ende data, por për një takim në Bruksel, ata tashmë kanë marrë ftesë nga Brukseli zyrtar. Bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët sipas zёdhёnёsit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, kanë marrë ftesë për një takim në kryeqytetin e BE-së.

Advertisement

Stano deklaroi se Kurti dhe Vuçiq janё ftuar pёr takim nё kuadёr tё procesit të dialogut, ndonëse nuk dha ndonjë datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Duke rikujtuar cilёsimet e shefit tё diplomacisё evropiane, Josep Borell rreth urgjencёs sё çёshtjes sё targave në veri të Kosovës, Stano u shpreh se shpresohet se ky takim tё zhvillohet para, dhe jo pas datës 21 nёntor.

Kjo pasi me 21 nëntor, fillon edhe zbatimi i fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e qytetarëve të cilët në automjetet e tyre, vazhdojnë të kenë targat ilegale KM, në vend të atyre legale RKS.

Për mundësinë e reagimit pasi të fillojë të shqiptohet edhe gjoba e parë financiare ndaj atyre vozitësve, zyrtarët lokalë serbë kanë paralajmëruar kohë më parë.

Nga 1 tetori, Policia e Kosovës duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës është duke shqiptuar fletëqortime ndaj vozitësve që në automjete bartin targat ilegale KM.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.