Burri pret organet gjenitale në gjumë/ Dikush më tha në ëndërr: Prije mishin ta gatuajmë

news
Advertisement

Një burrë nga Gana ndodhet në gjendje kritike pasi aksidentalisht preu organet gjenitale teksa flinte.
Viktima, Kofi Atta, tha për BBC thotë se aktualisht ka marrë ndihmën e parë në spital.

Advertisement

“Tani për tani jam në spital, ata më dhanë lëngje dhe disa injeksione, por unë kam nevojë për operacion.”
Atta thotë se është i tronditur. Kur u zgjua nga gjumi, dy fqinjët e tij e gjetën të mbuluar në gjak.

“Preva aksidentalisht organin gjenital në gjumë”,-tha ai. Ai ishte duke marrë një sy gjumë gjatë një pasditeje në karrige brenda shtëpisë së tij, kur gjatë gjumit, kishte parë në ëndërr dikë që i thoshte të “priste pak mish për ta gatuar”.
Me t’u zgjuar, ai ndjeu dhimbje të forta në zonën e legenit dhe gjakderdhje. Pikërisht në atë moment ai kuptoi se gabimisht kishte prerë organet gjenitale.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.