Çmimet e derivateve në RMV ulen, ndërsa biletat për transportin ndërurban mbeten të njëjta

news
Advertisement

Edhepse çmimet e derivateve shkojnë gjithnjë drejt uljes, çmimet e biletave për transportin ndër-urban vazhdojnë të mbetet të njëjta, sikur në kohën kur çmimet e derivateve prekën kulmin.

Advertisement

Qytetarët kanë filluar të paguajnë bileta më të shtrenjta që në muajin qershor, kur çmimet e derivateve u rritën në nivele rekorde. Në atë periudhë biletat për një drejtim u rritën nga 20 deri në 50 denarë varësisht prej vendimit të transportuesit dhe që atëherë bileta në një drejtim në linjën Tetovë-Shkup vazhdon të mbetet 200 denarë, ose 50 denarë më e shtrenjtë se më herët, ndërsa nga Kumanova në Shkup tani udhëtimi është 170 denarë ose 20 denarë më shtrenjtë se paraprakisht.

Për Manastir udhëtarët paguajnë maksimalisht 730 denarë, ndërsa për Ohër çmimi i biletave të autobusëve për një drejtim arrin deri në 890 denarë varësisht prej kompanisë transportuese.

Qytetarët thonë se duke marrë parasysh uljen e derivateve, duhej të ketë ulje të çmimeve të biletave. Thonë se në shtet ndryshim të çmimeve ka vetëm kur duhet të ketë rritje.

Nga kompanitë transportuese nuk ka ndonjë qëndrim nëse po mendojnë të bëjnë uljen e çmimit të biletave./Alsat

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.