Demiri demanton Grubin: Shqiptarët e Maqedonisë nuk blejnë prona në jug të Shqipërisë, prona blejnë funskionarët e BDI-së!

news
Advertisement

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri i është përgjigjur deklaratës së Artam Grubit, ku ai në një intervistë në një medium të Shqipërisë ka deklaruar se shqiptarët e maqedonisë po blejnë prona në jug të Shqipërisë. Në reagimin e Demirit, thuhet se Grubi përsëri ja ka huqur sepse prona atje nuk po blejnë shqiptarët por funskionarët e BDI-së, duke aluduar se keq-qeverisja e BDI-së i ka varfëruae Shqiptarët.

Advertisement

Ja reagimi:
“Artan Grubi edhe njëherë ia huqi. Nuk blejnë prona shqiptarët e Maqedonisë, por funksionarët e BDI-së!
Është e vërtetë se në Shqipëri, në Durrës, Sarandë, Vlorë, Gjiri i Lalzit, Tiranë, në Ulqin e Selanik blejnë prona, por jo shqiptarët e Maqedonisë, po funksionarët dhe familjarët e BDI-së. Është fakt i hidhur për shqiptarët që kishin disa biznese në Shqipëri, por edhe ata u larguan për të njëjtat motive, për shkak se edhe atje për çdo gjë në fund duhet t’i paguhet haraç politikës. Si pasojë e këtij haraçi, tash shqiptarë të RMV-së që bëjnë biznes në Shqipëri nuk janë të pranishëm fare ose mund t’i numërosh në gishta. Bile për ironi të fatit shumë më shumë kanë shqiptarët biznese në ish republikat jugosllave se sa në Shqipëri.
Prandaj, deklaratat e këtilla nuk kanë të bëjnë fare me realitetin, por janë një manipulim banal me opinionin në Shqipëri, sepse shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e dinë mirë se kush bën biznes atje dhe me çfarë parash. Një manipulim klasik për të mbuluar milionerët e BDI-së që blejnë prona në Shqipëri, që aspak nuk ka të bëjë me biznesmenët shqiptarë nga RMV-ja.
E vërteta nuk mund të fshihet, sepse këtë e di çdo shqiptar në RMV, që e ka provuar haraçin e politikës! Është e kundërta, nga politika juaj mijëra shqiptarë në RMV e kanë braktisur vendin.
Se ua keni shpifur shqiptarëve me gënjeshtra banale e dimë të gjithë, po së paku ju lutem mos i provokoni në këtë mënyrë. Realiteti është i trishtë, shqiptarët po ikin e po lënë pronat e veta, po braktisin shtëpi dhe po marrin rrugën pa kthim të kurbetit. Fajtor kryesor jeni ju, që me politikat tuaja korruptive u bëtë milionerë e këtë popull e latë të vuaj për kafshatën e gojës!”, përfundon Demiri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.