Dështimi i koncertit të Unikkatilit në Prishtinë, vjen një njoftim me rëndësi për ata pak fansa që blenë biletat

news
Advertisement

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil javë më parë paralajmëroi se do të kthehej me një performacë në Prishtinë.
Performancë kjo e cila ishte paralajmëruar se do të kishte një audiencë masive, por në fakt ndodhi e kundërta.

Advertisement

Koncerti i artistit, i paralajmëruar për mbrëmë është anuluar në fund për arsye se nuk kishte aq shumë pjesëmarrës siç ishte paraparë.


Tani, Klan Arena ka dalë me një njoftim, rreth këtij eventi kur do të performonte reperi Unikkatil, në të cilin shpreh keqardhje për ngjarjen e djeshme.
Në njoftimin e saj, Klan Arena, sqaron se nuk ka qenë organizatore, por vetëm ofruese hapësire për palën e tretë. Dhe në këtë cilësi i siguron pjesëmarrësit se do të angazhohet që të gjithë të pranishmit në eventin e djeshëm, të cilët kanë blerë bileta përmes platformës së saj dhe pikave të Artmotion, të rimbursohen.
Mëngjesin e ditës së sotme, u raportuar se aty të pranishëm nuk ishin as 300 persona dhe si rrjedhojë reperi anuloi daljen në koncert.
Për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *