“Detektivja private zbulon të vërtetën: Shqiptarët nuk tradhtojnë për një natë, por për këtë arsye të fshehtë…”

News

Detektivja private Shkënda Lila ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli për fenomenin e tradhtisë, mënyrat si ndodh sot dhe situatat me të cilat përballet gjatë profesionit të saj.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se tradhtia është e pranishme kudo, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, por mënyra si ndodh ndryshon nga një shoqëri në tjetrën. Sipas saj, në shumë vende të huaja tradhtitë janë më të shkurtra dhe pa vazhdimësi, shpesh të kufizuara në një takim të vetëm, ku palët më pas kthehen në jetën e tyre pa lidhje të mëtejshme.

Ndërsa në Shqipëri, sipas Lilës, njerëzit tentojnë të krijojnë vazhdimësi dhe të mbajnë kontakte, duke e shndërruar tradhtinë në një marrëdhënie më të gjatë. Ajo theksoi gjithashtu se një faktor mund të jetë martesa në moshë të re, ku ndonjëherë raporti konsumohet shpejt dhe individët kërkojnë përvoja të reja.

Intervista u mbyll me theksimin se fenomeni mbetet kompleks dhe i lidhur me rrethana shoqërore, emocionale dhe personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *