Djemtë e varfër afrikanë paralajmërojnë gjyshet e pasura: Kërkoni dashnorë diku tjetër, ne s’jemi vetëm për seks!

news
Advertisement

Gambia ka lëshuar një paralajmërim për gjyshet e pasura në Mbretërinë e Bashkuar që janë në kërkim të djemve që i mbajnë me para për seks.
Vendi i Afrikës Perëndimore ka qenë i njohur vitet e fundit për reputacionin e tij për seks, pasi gratë e moshuara britanike zakonisht shkonin me pushime atje në kërkim të burrave më të rinj.

Advertisement

Por zyrtarët gambianë po i vënë stop-in kësaj industrie, pasi kanë njoftuar se duan t’i japin fund zakonit të atyre që shkojnë në vend me qëllimin e vetëm “për të bërë seks”.
Drejtori i Bordit të Turizmit të Gambisë, Abubacarr S. Camara, tha: “Ajo që duam janë turistë cilësorë. Turistët që vijnë për të shijuar vendin dhe kulturën, por jo turistët që vijnë vetëm për seks.”
Camara shpjegoi se ish-kolonia britanike synon që tani të largohet nga turistet femra më të vjetra në një përpjekje për të ndryshuar reputacionin e saj, i cili më parë është quajtur si një “ëndërr e vërtetë Tinderi për të moshuarat”.

Punëtorët e rinj të seksit, të njohur ndryshe nga vendasit si ‘djemtë e plazhit’, janë parë prej kohësh të shoqërojnë femra të moshuara jashtë klubeve për të kaluar natën së bashku.
Shumica e burrave gambianë që bëjnë një punë të tillë me gratë e moshuara në këtë mënyrë, thuhet se janë joshur në industri nga mungesa e vendeve të punës dhe pagat e ulëta në vend, ku ata mund të fitojnë 200 £ për vetëm një ditë me të moshuarat, që është e barabartë me një muaj rrogë.
Ata thuhet se kërkojnë në plazhet me rërë të bardhë për gra të moshuara, të cilat vijnë nga Holanda, Suedia dhe Gjermania, si dhe nga Britania e Madhe.

Disa nga takimet organizohen në internet përpara takimeve, teksa punonjësit e seksit i shoqërojnë ato nga aeroporti.
Megjithatë, bordi i turizmit në vend shpreson se ata tani mund të tërheqin turistë të nivelit të lartë dhe ata që janë të interesuar në ekoturizëm.
Qeveria po mendon gjithashtu të prezantojë ligje për ta bërë më të lehtë për policinë arrestimin e djemve vendas të plazhit dhe grave të moshuara të angazhuara në punë seksuale, për të frenuar prostitucionin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.