“Do ta përballoj dhimbjen”: Rrahman Jasharaj qan pas akuzave të rënda nga VV-ja

news
Advertisement

Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj për gazetën Nacionale. Ai ka treguar se akuzat e rënda të z. Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

Advertisement

Nacionale me anë burimesh ka mësuar se z. Jasharaj vuan nga shtypja e lartë e gjakut, dhe e cila i “ngritet me raste tepër shumë pa arsye”. Për më tepër, edhe analizat shëndetësore të fundit është mësuar që nuk kanë dhënë rezultate të mira.

Jasharaj në deklaratën e tij dhënë Nacionales është shfaqur jashtëzakonisht shumë emocional, veçanërisht kur i duhet të flas për fëmijët e tij.

“Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…” – u shpreh z. Jasharaj fillimisht.

Ai ka deklaruar se deklarata e Hoxhës është “skajshmërisht e rreme dhe e rëndë”.

Jasharaj e ka quajtur z. Hoxha si “njeriun më të poshtër deri tani.”

“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot.” – vazhdoi më tej deklarata e tij.

Kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reagojë ndaj kësaj gjuhe linçues e dehumanizuese të z. Hoxha.

Në mbrojtje të Jasharajt ka dalë edhe sindikalisti tjetër Ali Sefaj, i cili ka përmendur po ashtu rrahjet që i janë bërë atij gjatë viteve ’90 nga regjimi i Millosheviqit.

Më poshtë e keni të shkruar dhe në formë të videos gjithçka që na tha z. Jasharaj:

“E dinë për kontributin në vitet e 90-ta, e dinë edhe para viteve të 90-a, po kjo është goditja më e rëndë që është tentuar të më jepet, nga një udhëheqës, do ta quaja, edhe pse është në Shqipëri. Ai për mua është njeri pa asnjë vlerë dhe deklarata e tij është skajshmërish e rrejshme dhe e rëndë. Një akuzë për një familje siç është e imja. Unë jo vetëm që s’kam qenë pjesë e listave të partive serbe, por gjithmonë jam angazhuar për popullin tim. Në vitet e 90-ta, e kemi mbrojtur pikërisht arsimin shqip nga pushtuesit serb. Kjo tendencë për të më goditur, nuk dua të fshehem, ka goditur shëndetin tim, ashtu-kështu të vështirësuar. Kolegët e shokët e mi, këto tendenca ndoshta i kanë lexuar edhe më herët, por më kanë kursyer. Unë po them se ky njeri që ju e përmendet është njeriu më i poshtër deri më tani. Fatkeqësisht vjen nga një nivel i lartë, siç po thuhet, këshilltar i kryeministrit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *