Dramë në Shkup – Rrëmbehët një foshnje para një qendre tregëtare

news
Advertisement

Një foshnjë është rrëmbyer në Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit, raporton “A1on”. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 11:00. Foshnja i është marrë nënës, e cila po qëndronte përballë një marketi në qendër. Rrëmbimi është denoncuar në polici, konfirmon MPB. Sipas informacioneve të “A1on”, është rishikuar menjëherë video-inçizimi, pas së cilës është përcaktuar edhe identiteti i gruas që ka rrëmbyer fëmijën. Ajo u gjet në Gjorçe Petrov.

Advertisement

“Fëmija dhe S.S. (gruaja që e ka rrëmbyer) janë gjetur në territorin e Gjorçe Petrovit dhe S.S. është ndaluar në komisariat. “Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga punonjësit e policisë dhe është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB për “A1on”.

Gruaja që rrëmbeu foshnjën u transferua me taksi. Ajo do të marrë kallëzim penal.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.