Drejtpërdrejt: Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II

news
Advertisement

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “rrallë” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Advertisement

Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestministerit, ku do të mbahet një shërbesë fetare në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Më poshtë mund të ndiqni drejtpërdrejt ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.