Dua Lipa publikon pamjet e para nga “Sunny Hill Festival”

news
Advertisement

“Sunny Hill Festival” fillon sot dhe për katër ditë do të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore.

Advertisement

Dua ka publikuar fotot e para nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

“Kontrolli i zërit në mëngjes, mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua në një postim nga Gërmia.

Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët vendor si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.


Këngëtarja po ashtu do të mbaj sot edhe një konferencë për media.

Vlen të theksohet se Komuna e Prishtinë njoftoi se rruga drejt parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjente.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.