Dy të arrestuar për vjedhje në stacion hekurudhor të Kumanovës

news
Advertisement

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Kumanova, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në stacion hekurudhor të Kumanovës.

Advertisement

“Me datë 30.11.2022 në ora 15:30 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë i kanë privuar nga liria K.A.(24) dhe O.J.(30), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se kanë kryer një vjedhje në stacionin hekurudhor të Kumanovës, gjatë së cilës nga kontejnerët e trenit kanë marrë sende të ndryshme teknike. Personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.