E pabesueshme – Ndodh edhe kjo në Maqedoni/ VIDHET vetura e ndihmës së shpejt

news
Advertisement

Një automjet i ndihmës së shpejtë është vjedhur mbrëmë nga zona e Spitalit të Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Koçan, përcjellë Monitor.mk. Pak orë pas ngjarjes, mjeti pa dëmtime të dukshme është gjetur pranë objektit shëndetësor publik dhe ngjarja është raportuar në polici. “Menjëherë pasi kanë vërejtur se automjeti mungonte, punonjësit e kanë denoncuar në Stacionin Policor në Koçan, pas së cilës zyrtarët policorë kanë bërë kontroll dhe presim të zbulojmë autorin apo autorët. Bëhet fjalë për një automjet Toyota më të vjetër, të cilin Shërbimi i Urgjencës Mjekësore e përdor vetëm herë pas here dhe për distanca të shkurtra në qytet ose në vendbanimet e afërta. Me gjasë bëhet fjalë për të rinj që kanë dashur të argëtohen në këtë mënyrë dhe hetimi policor duhet të tregojë se si kanë hyrë dhe kanë ndezur veturën”, theksoi Aleksandar Serafimov, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Koçan.

Advertisement

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në spitalin e Koçanit ka disa automjete të reja që përdoren për transportin e pacientëve në Shtip dhe Shkup, dhe njëra prej tyre është dëmtuar rëndë në një aksident trafiku në një përplasje në rrugën Koçan – Shtip në mars të vitit të kaluar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.