Edhe dy personat e tjerë të arrestuar si të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë janë të mitur

news
Advertisement

Edhe dy personat e tjerë të arrestuar dje, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur, kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për Gazetën Online Reporteri.net.

Advertisement

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy (2) persona të tjerë, të mitur, të njëjtit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orësh, derisa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj për Reporteri.net.

Ndërkaq, Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së- avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 29.08.2022 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me tre të dyshuar të tjerë meshkuj kosovar, kanë kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së – avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

Policia është në kërkim edhe të të dyshuarit të pestë të përfshirë në këtë rast.

Policia ka njoftuar se personi i pestë i identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur.

Siç u raportua në media njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, 27 vjeçari E.H dyshohet edhe për vepra të tjera të ngjashme.

Ai ka thënë se vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.

Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani kërkoi një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqëri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.