Edhe një vendim i shkallës së parë për Mijallkovin, kthehet në rigjykim

news
Advertisement

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Bashkë me Mijallkov të dënuar për përgjimin masiv janë edhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska me 4 vite burg, ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski me 15 vite burg dhe Nikolla Boshkovski gjithashtu me 15 vite burg. Në arsyetimin e gjykatës së shkallës së dytë thuhet se vendimi është marrë mbi konstatimet se Gjykata Penale ka bërë shkelje përmbajtjesore të Ligjit mbi procedurën penale.

Advertisement

“Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e kthen përsëri në procedim dhe gjykim. Ankesa e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është e pabazë. Gjykata e Apelit gjatë shqyrtimit ka konstatuar se Gjykata e shkallës së parë gjatë procedimit në këtë lëndë ka bërë shkelje përmbajtjesore të dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale”, deklaroi Gjykata e Apelit.

Në fillim të vitit 2025 vjetërsohet aktakuza për përgjimin masiv, gjë që mund të shpëton Mijallkovin dhe ish strukturat tjera të MPB-së nga dënimi me burg. Në rast se për dy vite nuk merret vendim i ri në Gjykatën e shkallës së parë, Mijallkov, Jankullovska, Grujevski dhe Boshkovski shpëtojnë pa një therë në këmbë për përgjimin masiv. Ish shefi i policisë sekrete në rastin “Target-Fortesa” ndiqej penalisht për tri vepra penale, të cilat në total i ngarkuan atij 12 vite burg efektiv, si: “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “bashkëpunim për veprimtari kriminale” dhe “shpërblim në kundërshtim me ligjin”. Dy javë më parë, përkatësisht më 25 nëntor Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim edhe lëndë “Thesari” në të cilën Mijallkov ishte i dënuar me 8 vite burg. Bashkë me Mijallkov në rastin “Thesari” ishin të dënuar edhe ish shefi i kabinetit të tij derisa ishte drejtor i DSK-së, Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri Nebojsha Stajkoviq dhe ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski. /Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.