EKSKLUZIVE| Këta janë dy vëllezërit nga Gjilani të dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

news
Advertisement

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast tjetër të dhunimit, ku edhe kësaj here viktimës është një e mitur, 16-vjeçare, e cila dyshohet se për dy muaj me radhë është dhunuar nga dy persona, vëllezër mes vete. Nisja e hetimeve për këtë rast erdhi pas raportimit të viktimës, që aktivizoi Policinë dhe si rezultat dy persona u arrestuan.

Advertisement

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që ranë në prangat e Policisë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast janë dhe Lorent Murseli, 19-vjeçar dhe Artir Murseli, 24-vjeçar, të cilët tashmë janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, shkruan Sinjali.

Sinjali raportoi se bazuar në dëshminë e vajzës, që ka dhënë para hetuesve policorë, dy të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me të për dy muaj, në mars dhe në prill, periudhë kjo kur e mitura ka qenë jashtë shtëpisë. Gjithçka dyshohet se ndodhi në fshatin Velekincë, pasi 16-vjeçarja nisi shoqërimin me dy të dyshuarit, të moshave të reja.

Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, 16-vjeçarja ka treguar e ka përshkruar në detaje krejt çka ka ndodhur për dy muaj me radhë.

Raportimi i saj ka vënë në veprim Policinë, që shoqëroi të dyshuarin në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohen.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.